Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili nesër raporton në Komisionin Parlamentar për Buxhet

by engel

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nesër guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet për takimin në Bruksel për rregulloren që ndalon dinarin. “Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.”

Hoti ka thënë se Qeveria e detyroi BQK’në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore. “Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.”

Ai e konsideron shqetësuese që Qeveria dhe BQK nuk kanë pranuar kërkesat për shtyrje të zbatimit të rregullores. “Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy