Gërdeci – Mediu refuzon të dëshmojë: Do flas pasi të mbarojnë të gjithë dëshmitarët

by Nexhat

Ish-ministri i Mbrojtjes i sShqipërisë, Fatmir Mediu, refuzoi t’iu përgjigjej pyetjeve të prokurorëve të SPAK-ut në cilësinë e të pandehurit. Ai bëri një deklaratë në gjykatë, ku tha se do t’u përgjigjej vetëm pyetjeve të avokatëve dhe në atë fazë edhe prokurorët sipas tij kanë të drejtë të bëjnë pyetje. Sipas përfaqësuesve të organit të hetimit, ky quhet refuzim nga ana e Mediut.

Ndërkohë gjykata relatoi edhe në lidhje me plotësimin e letërporosive që duhet të dërgohen në SHBA për pyetjen e Patrick Henry dhe 4 përfaqësuesve të tjerë të kompanis “SAC”. Prokurorët thanë se pyetja e tyre me video-konferencë është e vështirë të realizohet nga ana e tyre dhe propozojnë që të kryhet në seancë gjyqësore.

Avokatët e Mediut por edhe përfaqësuesi i familjarëve të viktimave ishin dakord që seanca të zhvillohej me video-konferencë. Ende nuk ka një vendimmarrje në këtë pikë ku pritet të vendoset në ditët në vijim nga togat e zeza, raporton Abcnews, transmeton Klan Kosova. Ndërsa Dashnor Caushi, ish Drejtor i Logjistikës, i bashkëpandehur në procesin e Gërdecit e i dënuar në procesin e mëparshëm me 3 vjet burg refuzoi të japë deklarime në seancën e së mërkurës. Ai shfrytëzoi të drejtën që i jep ligji për të mos dhënë shpjegime, por prokuroria e posaçme lexoi deklarimet e vitit 2008:

“Gjatë kësaj kohe Sokol Ngjeçi për një interes mbi projektdraftin e kalimit të municioneve. Më ka marrë në telefon edhe ministri i mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhërin”.

Seanca e radhës do të mbahet më datët 27 mars në orën 09:00 ndërsa këtë të mërkurë nuk u paraqitën sërish për të dëshmuar Denis Hajdari, Anjola Agolli dhe Luan Hoxha të cilët nuk u gjetën në adresat përkatëse për të marrë njoftim ndërsa do të përsëritet thirrja për pyetjen e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy