Si e arsyetoi Kurti vendimin për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit, fjala e plotë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës ka kërkuar sot zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Manastirin e Deçanit. Sipas Kurtit ku ka qenë një kusht i qartë në mënyrë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës,

Kurti tha se ky kusht nuk do të hiqej edhe nëse do të kalonin vite.

banner

“Raporti i ka listuar disa kushte ndër të cilat ka qenë edhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Manastirin e Deçanit, të vitit 2016. Raporti është publik dhe mbetet një dokument që nuk mund të ndryshohet apo përjashtohet nga rruga jonë për në KiE; do mbetej aty si listë kushtesh sot, pas një viti, pas dhjetë vitesh.  Pas një procesi masiv të takimeve, vizitave e të komunikimeve, na është bërë e qartë që nga shumë kushte që i kemi pasur për anëtarësim në Këshillin e Evropës, disa janë konstatuar që janë plotësuar e disa janë listuar si çështje jo-urgjente, por njëri mbetet dhe nuk do të hiqet: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen që lidhet me Manastirin e Deçanit. Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asamblesë Parlamentare, nga grupet politike kryesore në Asamble Parlamentare që përfaqësojnë parlamentet e shteteve anëtare, nga shtetet e QUINT-it, që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në KiE këtë vit, apo heqjen e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit dhe rrjedhimisht heqjen dorë nga një qëllim demokratik e shtetndërtues i Republikës sonë”, tha Kurti.

Ai veçoi pjesën që nuk kanë më asnjë mjet legal në dorë me të cilin mund ta anulojnë vendimin e Kushtetuese, dhe se rrjedhimisht nuk kanë rrugë tjetër përveç se regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit

“Nuk kemi lënë gurë pa lëvizur e njeri pa takuar. Megjithatë, pasi që kërkesa për anëtarësim është proceduar tutje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në muajin maj të vitit të kaluar, Komiteti përgjegjës i Asamblesë Parlamentare ka bërë një vlerësim të hollësishëm të kuadrit institucional e ligjor sa i përket demokracisë, të drejtave të njeriut e standardeve të qeverisjes së mirë. Një raport i Juristëve Eminent (dokument zyrtar i ky KiE-së) ka konstatuar që Kosova është një shtet me kuadër të qëndrueshëm të institucioneve demokratike.  E provuam me datën 5 Mars për herë të fundit që ta shtyjmë miratimin e opinionit për anëtarësim në Komitetin në fjalë, por pa sukses. U bindem që duhet të zgjedhim njërin opsion, nuk ka një zgjidhje të tretë.  Si Kryeministër i Republikës së Kosovës nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka edhe procese tjera gjyqësore pezull për atë çështje, teksa ne si qeveri nuk kemi më mjete legale juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha tutje ai.

Kurti tha se pavarësisht vendimit të sotshëm, qëndrimi i tij për sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit nuk do te ndryshojë asnjëherë.

“Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë. Në anën tjetër, nuk ka dyshim që anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe një hap gjigand për Republikën tonë drejt njohjes së pesshës evropiane që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në BE për Kosovën e pavarur. Në ushtrimin e gjykimit për këtë çështje, jam prirë nga arsyeja e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë Republikës së Kosovës të drejtën për të qenë shtet i barabartë me çdo shtet tjetër të kontinentit tonë, askush nuk ka të drejtë t’ia humbasë qytetarëve të Republikës të drejtën që të ndihen qytetarë evropianë duke pasur të drejtën për t’iu qasë Gjykatës Evropiane për të Drejtave të Njeriut e dhjetëra mekanizmave tjerë që përbëjnë makinerinë demokratike pan-evropiane të Këshillit të Evropës”, deklaroi Kurti.

E jo të drejtë e cilësoi ai këtë vendim, por në anën tjetër sakrifikues për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Shtet i konsoliduar e i barabartë në kontinentin evropian je para së gjithash duke qenë anëtar i Këshillit të Evropës. Mbi të gjitha, kërkohej një vendim i arsyeshëm, fatkeqësisht jo i drejtë në plotninë e tij, por megjithatë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit ne duhet bërë një hap përpara më herët ne duhet bërë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran.  Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja e punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës. Me 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit atje, kah mesi i prillit është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe në fund të majit është këshillimi i Ministrave në KiE që vendos për anëtarësimin tonë”, tha për fund Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy