Ismaili: BQK-ja nuk është ndikuar nga masat e BE-së

by Nexhat

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili, ka raportuar të mërkurën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me MSA-në dhe rregulloret e BQK-së, .

Ismaili ka thënë se BQK-ja nuk është prekur nga masat që vitin e kalur ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës

banner

Ismaili para deputetëve, sa i përket MSA-së ka folur për veprimet që BQK-ja ka ndërmarr sa i përket kësaj çështje.

“Në kuadër të MSA-së, BQK-në rrjedhin veprimet në fushën e shërbimeve financiare dhe përafrim e kuadrit ligjore me BE-në…”, ka thënë ai

Deputeti i LDK Avdullah Hoti ka pyetur Guvernatorin se a është ndikuar BQK-ja nga masat e vendosura nga BE-ja.

Ismaili ka thënë se BQK-ja ka qenë qëllimshëm e përjashtuar nga kufizimet e vendosura dhe se aTo masa nuk kanë pasur ndikim në BQK.

“Sa i përket masave ne si BQK nuk kemi ndonjë impakt direkt, ne kemi vazhduar me bashkëpunimin tone me partneret tonë me BE dhe bankat partnere pa asnjë kufizim. BQK-ja ka qenë po besoj qëllimshëm e përjashtuar nga çfarëdo  lloj kufizimi. Kështu që ne kemi vazhduar të marrim asistencat e nevojshme, të jemi pjesëmarrës të gjithë dinamikës që ka qenë e paraparë, me këtë rast i falënderoj që ndikimet e tjera jashtë Bankës Qendrore nuk kanë reflektuar në cilësinë e bashkëpunimit tonë” ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka pyetur Guvernatorin se sa kanë ndikuar kriza e luftës në Ukrainë, në ekonomin e Kosovës.

“Gjatë vitit 2022 në vendet e BE u potencua ndikim i luftës së Ukrainës, nga ana e BQK a mund të na tregoni se si e përballoj… Ne e dimë që Kosova nuk e ka ende valutën Kombëtare, ju si trup udhëheqës a mund të na tregoni që Kosova ta ketë valutën e saj kombëtare. A mund të na shpjegoni si qëndron puna që ju keni përfaqësuar shtetin e Kosovës në bisedime, a keni pasur shantazh, a keni pasur presion”, ka pyetur ai.

Ismali ka thënë se Kosova është ndikuar nga krizat me të cilat është përballur e gjithë bota, por që gradualisht situata është duke u përmirësuar.

“Sipas vlerësimeve tona fundi i vitit 2022 inflacioni ishte 11.6 për qind fundi i vitit 2023 u mbyll me rreth 4.9 për qind. Pra, nga 2021-2023 filloi normalizimi dhe 24 dhe të gjitha parashikimet edhe të organeve kryesore botërore kanë parashikim që tek mesi i këtij viti do të kthehet në normalitet, sa i përket presionit inflacionit. Ekonomia jonë duke qenë e varur nga importi në masë të madhe është ndikuar drejtpërdrejt, kjo ka ndikuar sigurisht edhe në sistemin bankar në vendet ku ka reflektuar  edhe në koston e financimit. Kosova nuk ka ndonjë bankë apo institucion financiar  që është drejtpërdrejt i lidhur me Ukrainën ose Rusinë. Në sektorin financiar nuk ka pasur kokëçarje. Po mendojmë që gradualisht është duke u reduktuar ndikimi negativ, ka filluar ta stabilizohet viti 2023-2024”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku, ka pyetur në lidhje me një konkurs të BQK-së, për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit, në të cilin është zgjedhur Milot Cakaj, e që sipas tij ka mundur që të jetë i kurdisur.

Ai ka pyetur Ismailin se a është në dijeni në lidhje me informata që kanë qarkulluar në publik që Milot Cakaj, ka qenë në lidhje me Jelena Bjellicën, informatore e BIA-s në Kosovë.

Ismaili ka thënë se konkursi është përsëritur, por që Cakaj ka dalë i pari në listën e kandidatëve, ku kanë aplikuar 15 kandidatë.

Ismaili ka thënë se në BQK nuk ka vend askush që nuk plotëson integritetin profesion dhe të sigurisë kombëtare.

“Konkursi i parë që po iu referoheni zotëri është shpallur me 19 gusht 2023. Në këtë konkurs kanë aplikuar 28 kandidatë, 18 janë zgjedhur për intervistim. Pas procesit të intervistimit asnjëri nga kandidatët nuk ka mbërri të kalojë 70 për qind të pragut siç ka qenë e përcaktuar në mënyrë analoge. Në rastin konkret që ju i referoheni, nuk e kalkuluar fare, për shkak të mungesës së dokumentacioneve, dokumentacionet e tij kanë qenë të panoterizuara siç ka kërkuar konkursi. Pavarësisht nga kapaciteti, përvoja e këto me radhë nuk janë marrë në konsideratë. Pastaj, është përsëritu konkursi. Krahas të njëjtit proces ky që është shpallur me 19 gusht ka qenë i shpallur edhe për operacione financiare, në operacionet bankare kemi pasur kandidatë të suksesshëm, kanë qenë katër persona të suksesshëm dhe është emëruar një person i brendshëm. Në njërin kemi dështuar, njërin e kemi emëruar. Pastaj janë ripërsëritur konkurset. Zotri Cakaj ka dalë i pari në listën e kandidatëve, ku kanë aplikuar 15”.

“Sa i përket kërkesave të nevojshme për tu emëruar ju siguroj që të gjitha ato janë të respektuara sipas ligjit për BQK. Asnjë informate iu siguroj që nuk ka qenë e kësaj natyre, të paktën n BQK nuk ka ardhur, e po ashtu asnjë ankesë nuk është ushtruar ndaj procesit të përzgjedhjes të asnjërit nga ketë zëvendësguvernator. Në pyetjen a ka, nuk kishte pasur ndonjëherë. Një informatë të tillë ne në asnjë organ nuk e kemi pranuar, përveç që e kemi parë një postim publik që është bërë lajm”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy