Maliqi: Tash të bëhet marrëveshje që Manastiri të mos mbetet bunker serbo -ortodoks, por të hapet për vizitorë

by Nexhat

Shkelzën Maliqi, analist, ka komentuar pajtimin e Qeverisë së Kosovës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka thënë se Manastiri duhet të hapet edhe për vizitorët e tjerë, jo të mbetet siç thotë ai “bunker serbo-ortodoks”.

banner

Maliqi ka thënë se vendimi është i ligjshëm dhe domosdoshëm, por theksoi nevojën që ky objekt fetar të jetë i hapur.

”Vendimi i Qeverisë për Manastirin e Deçanit ka qenë ligjërisht dhe politikisht i domosdoshëm, çka është folur dhe premtuar më parë ka qenë diskurs popullist mashtrues. Çka mundet  me ndërmarrë Qeveria është kompenzimi meritor i komunës se Deçanit për hektarët dhe dëmet e shkaktuara. Po kështu të bëhet një marrëveshje që Manastiri të mos mbetet institucion i mbyllur dhe “botë në vete” , por të hapet gradualish për të gjithë vizitorët e interesuar. Nëse Unesco e ka shpallur monument të trashëgimisë botërore, nuk mund të mbetet bunker serbo-ortodoks. Shqiparët tradicionalisht kanë ditur ti mbrojnë dhe respektojnë objektet e kultit ortodoks, le tua kthej edhe Kisha ortodokse  respektin shqiptarëve dhe shtetit ligjor që po ndërtohet në Kosovë”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy