Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje votuesve, përfshirë ata që jetojnë në zonat që Moska ka aneksuar nga Ukraina, që të bashkohen për të përcaktuar të ardhmen e Rusisë duke votuar në zgjedhjet presidenciale nga nesër deri të dielën.
“Është jetike të nënvizojmë kohezionin dhe vendosmërinë tonë për të ecur përpara së bashku. Çdo votë që ju jepni ka vlerë dhe kuptim”, -tha Putin në një fjalim të transmetuar fillimisht në Lindjen e Largët Ruse. “Për këtë arsye ju kërkoj që në ditët në vijim të ushtroni të drejtën e votës”, shtoi ai. Putin, 71 vjeç, ka qenë në pushtet në Rusi si president ose kryeministër që nga viti 2000. Në zgjedhjet presidenciale, ai përballet me tre kundërshtarë, asnjëri prej të cilëve nuk e ka kritikuar atë.
Sondazhet tregojnë se ai ka mbështetjen e shumicës së rusëve, ndërsa një prej tyre tregon se ai ka marrë 75% të synimit të votave. Dy kandidatë në zgjedhje, të cilët ishin në favor të përfundimit të luftës në Ukrainë, e cila zyrtarisht quhet “operacion ushtarak special” në Rusi, u përjashtuan nga procesi.