SHBA-ja lejon aleatet ta furnizojnë Ukrainën me aeroplanë luftarakë

by informim
SHBA-ja ka lejuar që shtetet aleate ta furnizojnë Ukrainën me aeroplanët luftarakë F-16, mirëpo është vënë në dyshim infrastruktura dhe kapacitetet ukrainase që do të lejonin operimin më të mirë të aeroplanëve të prodhuar nga SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara do të përkrahë dërgimin e aeroplanëve të avancuar luftarakë në Ukrainë, duke lejuar aleatet perëndimore që ta furnizojnë shtetin ukrainas me aeroplanët F-16. SHBA-ja gjithashtu ka lejuar stërvitjen e pilotëve ukrainas për pilotimin e aeroplanëve të prodhuar nga SHBA-ja. Të shtunën janë shtuar pyetje se sa aeroplanë dhe me çfarë armë do të dërgohen në Ukrainë.

Nuk ka dyshime për kapacitetin e F-16, i cili ka treguar veten në shumë konflikte rreth botës. Ata do të jenë përforcim i madh për Ukrainën që deri më tani ka përdorur aeroplanët e periudhës sovjetike, Mig-29 dhe Su-27. Radari F-16 mund të vërejë edhe më larg, duke ua mundësuar aeroplanit që ta sulmojë armikun në distanca edhe më të largëta.

Këta aeroplanë zakonisht posedojnë raketat të cilat nuk kanë nevojë që radari të fokusohet tërësisht në cak për lëshimin e raketës – kapacitet që tashmë e ka Rusia, por nuk e kishte Ukraina.

F-16 gjithashtu mund të lëshojë raketa me precizitet të lartë që drejtohet nga një laser, GPS apo sisteme të avancuara për vendosje të cakut. Këta aeroplanë janë më të saktë dhe mund të shkatërrojnë radarët me bazë në tokë. Krejt këto, deri më tani Ukraina nuk i ka pasur në luftën kundër Rusisë.

Mirëpo deri të shtunën nuk ka qenë e qartë se çfarë kapacitete do të ketë aeroplani nëse dërgohet në Ukrainë.

Trajnimi dhe shpërndarja do të jetë sfidë për Ukrainën. Sistemet kompjuterike në aeroplanin amerikan – operojnë krejt ndryshe nga aeroplanët sovjetikë.

Në luftime, pilotët duhet të zgjedhin instinktivisht mënyra të shumta, korrekte në skenarë komplekse ku rrezikohen të mbingarkohen nga ngjarjet që zhvillohen me shpejtësi – situatë e njohur si ngopje në detyrë.

“Imagjinoni si një shofer makine që kalon nga një Renault në Mercedes dhe duhet të dijë menjëherë pozicionin e sinjalizuesve, fshirëseve dhe dritave të mjegullës – të gjitha në nivel jashtëzakonisht më të komplikuar. Duhet kohë dhe praktikë”, ka shkruar BBC-ja.

Pilotët ukrainas do të marrin trajnime për simulatorët e porositur. Por ka gjithashtu shumë të ngjarë që ata të kenë praktikuar softuerin që gjendet në treg, i cili ofron një përfaqësim shumë të afërt të rrjedhës së punës që kërkohet për të operuar një F-16.

Numrat janë gjithashtu kyç. Është pak e dobishme të dërgosh pak aeroplanë të cilët mund të rrezikohen nga Su-35 të fuqishëm që posedon Rusia.

Aeroplanët luftarakë janë më efektivët në paketat ku avionët janë grupuar së bashku për role të caktuara – të gjitha për të kryer një mision specifik.

Çështja është se e gjithë kjo kërkon shumë avionë dhe ata duhet të mbështeten nga mjete të tjera.

Kjo do të përfshinte aeroplanët e vëzhgimit për të paralajmëruar se armiku është në zonë, ekuipazhet e mirëmbajtjes tokësore për të siguruar mirëmbajtjen e avionëve dhe, natyrisht, infrastrukturën e nevojshme për t’u ngritur dhe ulur në mënyrë të sigurt.

Pra, vendimi i SHBA-së për t’u dhënë dritën e gjelbër shteteve të tjera për të furnizuar me F-16 shënon fillimin e një procesi të ndërlikuar dhe do të kërkohet shumë punë për të arritur deri në dorëzim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy