Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa iu kundërpërgjigj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu që i pyeti deputetët se pse se e kanë ftuar në seancë për të diskutuar mbi kontrata një burimore,
Mustafa tha se askush nuk e ka ftuar atë, teksa shtoi se kanë qenë ministrat e tjerë që e kanë futur në “grackë”, duke mos ardhur në seancë.
Tutje ai tha se Aliun e kanë zënë edhe duke gënjyer.
“Është fatkeqësi që ministri i Infrastrukturës nuk e kish idenë se as pse kish ardhë në seancë, e tha se pse më keni ftu e nuk e kish idenë që kurrkush se kish ftu,. Me gjasë e keni fut në grackë sepse asnjë kolegë tjetër nuk i kish ardhë. Qe, nja dy ministra edhe ata ikën e dezetun krejt, e lan veç vet gjynahun. Tash për ministrin e Infrastrukturës në tri vjet e fundit i ka nënshkrua 56 kontrata pa negocim, pra kontraktim të drejtpërdrejtë ose marrëveshje në katër sy. 56 kontrata të tillë në vlerë 10 milionë 120 mijë e 639 euro. Fatkeqësisht ministri i Infrastrukturës gënjeu., kur e pamë që e zumë duke rrejt u qu e dul prej salle. Imagjino se çfarë ministrash kemi. Imagjino e vaj halli për këtë shtet kur për korrupsion flet Mimoza qe e ka shit distribucionin për 26 milionë euro”, tha Mustafa