Opozita ia përmendi mbi 1800 tenderët e negociuar, Aliu merret me kontratat njëburimore të komunave

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është kundërpërgjigjur opozitës lidhur me propozim-rezolutën për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Sipas të dhënave të prezantuara nga deputetët e opozitës, janë negociuar mbi 1800 kontrata në vlerë 240 milionë euro.

Aliu ka thënë se nga buxheti prej 584 milionë euro i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitet 2021, 2022 dhe 2023, kontrata njëburimore janë 0.04 përqind,

banner

Ai ka publikuar disa të dhëna lidhur me kontratat njëburimore të tri komunave që udhëhiqen nga opozita.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga LDK’ja ka kontrata njëburimore 10.54 përqind për vitin 2023, Komuna e Ferizajt që udhëhiqet nga PDK’ja ka kontrata njëburimore 6.03 përqind dhe ajo e Gjakovës që udhëhiqet nga AAK’ja 8.63 përqind

“Kontratat njëburimore janë të opozitës, siç dëshmojnë edhe shifrat”, ka shkruar Aliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy