“Kjo Qeveri e VV’së ka pak miq”, Escobar: Nëse s’bëhet diçka urgjente njerëzit do të ikin nga vendi

by Nexhat

Emisari amerikan Gabriel Escobar tha se është i shqetësuar për atë se “ku po shkon Kosova” meqë, sipas tij, po e injoron rrugën europiane.

“Pra, derisa Kosova e injoron rrugën evropiane, që është dialogu dhe i injoron rrugët evropiane që udhërrëfyesit që po ua japin, që është Marrëveshja bazë, Aneksi [ i zbatimit] dhe tani statuti i Asociacionit, Evropa po thotë se Kosova nuk po punon me Evropën. Pra, derisa Kosova e injoron rrugën evropiane, që është dialogu, dhe i injoron rrugët evropiane që udhërrëfyesit që po ua japin, që është Marrëveshja bazë, Aneksi [ i zbatimit] dhe tani statuti i Asociacionit, Evropa po thotë se Kosova nuk po punon me Evropën. Tani injorimi i dialogut po ju largon më shumë nga ajo rrugë”, ka thënë Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë

banner

Kur u pyet se ku po shkon Kosova, ai tha se ka skepticizëm për rrugën e saj edhe në Europë.

“Shqetësohem për këtë. Kjo Qeveri e Lëvizjes Vetëvendosje ka më pak miq në Evropë sesa duhet. Tani ju keni ende shumë miq në Evropë, por ka edhe shumë skepticizëm se ku po shkon ky vend. Tani, do t’ju them se ku do të shkojë nëse nuk punojmë në drejtim të integrimit. Ne do të shkojmë në një periudhë ku do të shihni më shumë njerëz që largohen nga vendi. Do të shihni më pak investime. Pra, nëse nuk bëjmë diçka urgjentisht, do ta kemi një rënie të ngadaltë, ose ndoshta jo të ngadaltë, demografike dhe ekonomike të vendit”.

Escobar theksoi që edhe rruga e anëtarësimit drejt BE-së mund të vonohet.

“Kur 27 vendet e Bashkimit Evropian hapin debatet e tyre parlamentare secila prej tyre, ato nuk do ta bëjnë këtë çdo herë për vendet e Ballkanit Perëndimor derisa ato bëhen gati. Do të jetë një grup me ato që janë gati dhe më pas do të jenë ato që do të presin një kohë të gjatë. Kosova nuk është as kandidate. Pra, ndërsa përpiqemi të ecim përpara, ne, siç tha ambasadori Hovenier, kjo mungesë e Asociacionit dhe çështja e dinarit do të thotë se Shtetet e Bashkuara po e kanë të vështirë të lobojnë te mosnjohësit që do ta marrin vendimin për kandidaturën e Kosovës për NATO dhe për Bashkimin Evropian”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy