Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka akuzuar partinë në pushtet se po manipulon me shifra pas disa të dhënave që publikuan dje lidhur me tenderët njëburimorë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilat i prezantoi fillimisht Ministri Liburn Aliu. Në postimin e Lëvizjes Vetëvendosjes thuhet se nga buxheti i kësaj Ministrie për tri vjet, vetëm 0.04 përqind janë kontrata njëburimore.
Rukiqi ka thënë se këtu është manipuluar meqë është marrë vetëm pjesa e planifikimit hapësinor dhe jo pjesa e infrastrukturës, ku thotë se vlera e tenderëve njëburimor është 10 milionë euro dhe se ku janë 54 kontrata me një ofertues të vetëm,
“Ministria e Infrastruktures dhe Ministria e Planifikimit Hapesinor kane qene dy ministri te ndara, te cilat ne kete formacion qeverises, jane fuzionuar ne nje ministri te vetme. Te ekspozuar, me hajni milionesheshe permes tendereve njeburimor, zyra e propagandes e partise ne pushtet, e merr dhe vendos ne grafikon, vetem pjesen e planifikimit hapesinor, qe eshte vetem nje pjese e Ministrise dhe e ben inekzistente pjesen tjeter te Ministrise, perkatesisht pjesen e infrastrukures (tenderat e rrugeve). Te kjo pjese, vlera e tendereve njeburimor eshte 10 milione euro (54 kontrata me nje ofertues te vetem)”, ka shkruar Rukiqi.
Ai ka akuzuar VV’në edhe për manipulim për të dhënat e publikuara lidhur me tenderët njëburimor në tri komuna që udhëhiqen nga opozita.
“Kjo eshte vetem njera ane e manipulomit. Pjesa tjeter eshte ne krahasimin me komunat: nje cope te nje Ministrie, e krahason me disa komuna, duke i injoruar faktet tjera qe jane te dokumentuara dhe baze per dyshim per korrupsion dhe keqperdorim te parase publike”, ka shkruar Rukiqi