Szunyog, Shefi i BE-së në Kosovë, reagon lidhur me zëvendësimin e tabelave rrugore

by engel

Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar në “X” për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në qirilicë.

Szunyog iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojmë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

banner

“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunuyog.

Ai ka thënë se kjo nënkupton që të merren parasysh komunitetet e prekura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy