Lekaj-Përlaskaj: Modeli kroat për pakicat mund të zbatohet në Kosovë, por duhet modifikim

by informim

Modeli kroat për pakicat kombëtare nuk do të ishte i dëmshëm për Kosovën, thotë deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Sipas saj, në bazë të këtij modeli, vetëmenaxhimi për serbët në Kosovë do të kishte një nivel më të lartë të vetëqeverisjes, por assesi me kompetenca ekzekutive apo një autonomi territoriale, pasi ky mekanizëm në Kroaci referencë e ka Kushtetutën dhe ligjet e Kroacisë, përfshirë dokumentet dhe simbolet.

banner

Megjithatë, Lekaj-Përlaskaj thekson se modeli kroat, implikon ligj kushtetues për pakicat, derisa me disa modifikime do të gjente lehtësisht zbatueshmëri edhe në Kosovë.

Deputetja shqiptare në Kroaci deklaron se edhe qëndrimi i institucioneve kroate për propozimin e kryeministrit Albin Kurti, që modeli kroat për pakicat të merret si shembull edhe në Kosovë është pozitiv.

Ajo thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe në Kroaci i përfshin komunat me shumicë serbe në lindje të Kroacisë dhe është krijuar me marrëveshjen e Erdutit në vitin 1995.

“Kroacia i njeh me Ligjin kushtetues për pakicat, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kroaci. Kroacia me ligjin kushtetues i njeh 22 pakica, në mesin e tyre është edhe pakica serbe, ku me këtë ligj kushtetues pakicat kanë të drejtë të konsumojnë kulturën dhe gjuhën e tyre dhe traditën e tyre. Pakicat e tjera përmes shoqatave i realizojmë të drejtat e tyre, kurse pakica serbe këtu e ka një rol të themi si rol, ashtu politik. Por, ajo çka është interesant me këtë ligj kushtetues është se janë rregulluar se cilat pakica janë autoktone dhe në të drejtat e tyre”, thekson Lekaj-Përlaskaj.

“Për shembull, në Kuvendin e Kroacisë i kemi tetë deputetë, tre janë prej pakicës serbe, ku një deputet zgjidhet në bazë të ligjit kushtetues si deputetë që i përfaqëson pakicën serbe, kurse dy deputetë të tjerë përmes një partie politike serbe. Sa i përket rolit të serbëve këtu, përmes bashkësisë apo “Zajedincës” kanë të drejtë që në çdo prefekturë në çdo qytet të themelojnë shoqatat e tyre, përmes tyre i realizojnë të drejta e tyre si pakicë edhe pse me numër është më i madh se i gjitha pakicave të tjera. Aty kanë të drejt të bëjnë propozime, varësisht tani nga shumica se a pranohen propozimet e tyre”, shton ajo.

Lekaj-Përlaskaj tregon edhe mënyrën e funksionimit të komunitetit serb në Kroaci dhe kompetencat e këtij “Asociacioni”.

“Ky model është plan i mirë pasi nuk e dëmton shumë shumicën në shoqëri, njëjtë si në Kroaci që nuk e ka dëmtuar shumicën e qytetarëve kroat. Mundësitë jepet, ka këtu komuna, qytete apo fshatra të themelohen shoqata, enklava të ndryshme serbe. Çdo propozim i tyre shkon deri në Kuvend dhe atje me shumicë të votave miratohen ato propozime të tyre, apo ligje. Ky model nuk mund të konsiderohet si autonomi e tyre, pasi kompetencat e tyre janë të përziera me kompetencat e qytetarëve të tjerë kroat dhe çdo herë shkohet në votime me shumicë votash. Interesat është se kanë të drejtë të kenë një këshill, i cili quhet Këshilli i serbëve që gjendet në Kroaci, por roli i tyre nuk e ka atë fuqinë e madhe politike që bënë revolucion”, deklaron deputetja.

Me Ligjin kushtetues kjo nuk ka të bëjë vetëm me pakicën serbe, por edhe me pakicat të tjera ku mundësohet që nëse janë mbi dy për qind që të kenë ndonjë nënkryetar të komunës apo të drejtë tjetër që të jenë të barabartë me shumicën e qytetarëve kroat që jetojnë në Kroaci. Jam e bindur se ky model dhe me disa modifikime që mund të bëhen me ligjin në Kosovë nuk do të ishte i dëmshëm për Kosovën. (Ky model) mund të zbatohet, por prapë shkoj në atë drejtim që ndoshta duhet ndonjë modifikim që t’i përshtatet situatës në Kosovë, por jo me u largu nga baza apo themeli siç e ka në propozim shteti kroat”, pohon Lekaj-Përlaskaj.

Ajo thekson se edhe qëndrimi i institucioneve kroate është në mbështetje të Kosovës, si për propozimin që Kroacia të merret si shembull për rregullimin e vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë, por edhe në konsolidimin e shtetësisë ndërkombëtare.

“Qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë është pozitiv, kurse kur flasim për qëndrimin e kolegëve deputetë serb nuk shprehen në lidhje me këtë gjë. Ata mundohen të paraqitet se nuk merren me këtë problematik të Kosovës…Presidenti i Kroacisë nuk ka dhënë deklarata të tilla në lidhje me këtë model, mirëpo një gjë e di se presidenti kroat, gjatë vizitës së kryediplomatës së Kosovës në Kroaci i ka dhënë mbështetje të madhe Kosovës, gjithashtu edhe kryeministri i Kroacisë ka shprehur një qëndrueshmëri dhe mbështetje ndaj Kosovës, si në aspektin politik ashtu edhe atë diplomatik”, potencon ajo.

Krahas këtyre, Lekaj-Përlaskaj flet edhe për raportet e saj me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe raportimet në Kosovë për përfshirjen e tij në raste të korrupsionit dhe tregtimit me energji elektrike.

Ajo shprehet këto gjëra as nuk janë përmendur asnjëherë në Kroaci dhe se institucionet atje janë shumë miqësore me ambasadorin Berishaj.

“Martin Berishaj, ambasadori i tanishëm këtu në Kroaci po e kryen punën e vet në mënyrë të dinjitetshme. Sa i përket raportit dhe qëndrimit të institucioneve kroate janë shumë miqësore ndaj tij dhe asnjëherë nuk është përmendur pozita e tij dhe asnjëherë nuk është cekur ajo çka raportohet në Kosovë. Deri tani me Ambasadën e Kosovës kam raporte të mira dhe jam e kënaqur që institucionet kroate e mirëpresin çdo propozim nga ana e Ambasadës së Kosovës”, potencon deputetja Lekaj-Përlaskaj.

Në anën tjetër, ajo shton se komuniteti shqiptar në Kroaci është integruar mirë në shoqërinë kroate, me ç’rast shumica e shqiptarëve atje biznese të ndryshme dhe s’ka po thuajse asnjë rast social.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka paraqitur draft-vizionin e Asociacionit gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel. Draft-vizioni ka ardhur si përgjigje ndaj një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin kryeministri Kurti e ka refuzuar, duke thënë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy