Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i adresohet mediave në fund të samitit G7, që po mbahet në qytetin japonez Hiroshima.
Ai në fjalën hyrëse tha se vjen nga një vend, “ku lufta mund të kishte lënë vetëm një hije mbi gurët e historisë, por jo turpin”.
“Populli ynë heroik po e kthen historinë në mënyrë që ne ta bëjmë vetë luftën një hije. Unë besoj se lufta nuk ka vend në botë. Megjithatë, njerëzimi ka bërë një rrugë shumë të gjatë dhe ka humbur shumë jetë”, shtoi Zelensky,
Përmes hapësirës në të cilën futet ushtari për ta ngarë tankun, droni i ukrainasve hedhë granatën e dorës – shpërthen tanku rus
Ai tha se Ukraina është në “mes një lufte shkatërrimi pasi pushtuesit kanë ardhur në tokën tonë dhe nuk duan vetëm të na pushtojnë. Po të mos ishim kaq të guximshëm, gjenocidi rus kundër nesh mund të kishte sukses”, shtoi ai.
Sipas tij, pavarësisht që “armiqtë po përdorin armë jo-bërthamore, rrënojat e qyteteve ukrainase janë djegur deri në themel, bombat dhe artileria ruse janë të ngjashme me atë që sapo ka parë këtu”.
“Ne duhet të rifitojmë territorin tonë lindor dhe sovran të Ukrainës. Ne ëndërrojmë të kthejmë njerëzit tanë që tani janë në robëri ruse. Këta janë të burgosur lufte dhe civilë të deportuar, të rritur dhe gjithashtu shumë fëmijë të rrëmbyer, ëndërrojmë të fitojmë, ne ëndërrojmë paqen”, theksoi i pari i Ukrainës.