50
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2 mijë e 239 monedha të falsifikuara.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast, derisa monedhat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme.
“FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.