Vendimi për tokat rreth Manastirit të Deçanit, Konjufca: Kompromisi më i dhimbshëm që Kosova ka bërë

by Merita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit ka qenë kompromisi më i dhimbshëm i kësaj qeverie.

Sipas tij, zbatimi i vendimit u kthye në formë kompromisi në janar të këtij viti, për të siguruar vendin në Këshillin e Evropës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

banner

“Manastrin e Deçanit për nëntë vite, se në vitin 2015 është marrë vendimi. Për nëntë vite na kanë thënë bëjeni se e keni obligim. Tash për herë të parë, prej janarit nuk është më bëjeni se e keni obligim, por bëjeni se mund të arrini një arritje shumë të madhe për Kosovën, që është Këshilli i Evropës, që i bie e ka formën e kompromisit e nuk mund të bëhet vetëm si diçka që Kosova e ka obligim sepse është vendim i dhimbshëm ky. Ky është vendimi më i dhimbshëm që Kosova e ka marrë”, tha Konjufca në Kanal 10.

Gjatë javës së kaluar kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës ta zbatojë vendimin e Kushtetueses lidhur me 24 hektarë rreth Manastirit të Deçanit, për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës kishte para vetes dy opsione – të zbatojë vendimin e Kushtetueses e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit, andaj tha se vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”.

Dy ditë më pas, Emisari amerikan, Gabriel Escobar, vendimin për tokat rreth Manastirit të Deçanit e cilësoi si pozitiv, por tha se janë edhe dy kushte që Kosova duhet t’i plotësojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Është shumë pozitive. Është shumë e rëndësishme. Dhe, nuk ka të bëjë vetëm me Manastirin, megjithëse pjesërisht është, por ka të bëjë me përkushtimin ndaj sundimit të ligjit. Tani ju keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në shoqëritë e pjekura demokratike, një vendim i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar. Dhe, kështu që duhej të zbatohej. Ishte një vendim i vështirë, por duhej bërë”, tha në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy