“Çu dil jashtë”, zyrtari i ministrisë përjashtohet nga mbledhja e komisionit, Hajdari: Lekaj e Bunjaku më bullizuan

by Nexhat

Disa përplasje dhe përjashtim të zyrtarit të Ministrisë pati në raportimin e sotëm të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Ekonomi.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj dhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku i kërkuan kryesuesit të këtij komisoni, deputetit të PDK-së, Ferat Shala që ta përjashtonte nga mbledhja Kushtrim Dakajn, shefin e kabinetit të ministres

“Nuk keni të drejtë ta keni këtë sjellje. Më së pari edukohuni, tani hajdeni me raportu në Komision. Kryesues, kërkoj ta largoni prej sallës. Ky s’ka të drejtë me mu drejtu ashtu”, tha fillimisht deputetja Bunjaku.

“Jo jo jo, nuk tolerohet me ofendu deputeten dhe kërkoj të largohet prej sallës. Çu largohu prej sallës. Çu, çu largohu prej sallës. Çu largohu prej sallës”, tha Lekaj më pas.

“Ministre, lirona të lutem. Unë s’po e di as kush ke me të thënë të drejtën”, tha Shala, ndërsa zyrtari i ministrisë e pranoi vendimin duke e liruar sallën.

Ministrja Rozeta Hajdari dha se u bullizua nga deputetët Lekaj dhe Bunjaku, ndërsa e pyeti kryesuesin se pse s’mori masa ndaj dy deputetëve.

“I nderuar kryesues, a është e lejuar nga ana juaj që unë të bullizohem nga deputetët me sharjet më të ulëta?”, tha Hajdari.

“Jo, s’është e lejuar. Kërkoj falje nëse dikush..”, nisi t’i përgjigjej Shala.

“A more ndonjë masë? A more ndonjë masë?”, tha ministrja.

“Nuk e dëgjova që të ofenduan”, tha kryesuesi i komisionit.

“Ka qenë bulizim i tërësishëm ndaj personalitetit tim nga deputeti Pal Lekaj dhe deputetja Valentina Bunjaku”, tha ministrja Rozeta Hajdari

Shala përsëriti se nuk ka dëgjuar të ketë pasur ofendime ndaj ministres

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy