Rama: Pas 30 vjetësh, Shkodra bëhet me semaforë (VIDEO)

by Nexhat

Prej 30 vjetësh, Shkodra nuk kishte semaforë, por tani ka filluar vënia e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje të vendosjes së semaforëve të parë në Shkodër.

Sipas kreut të qeverisë, ky është ndër shembujt se e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste.

“A e dini se Shkodra s’kishte asnjë semafor, as edhe një, qoftë edhe një shtyllë semafori të ngulur si tentativë, në 30 vjet liri-demokraci?”

“Tani jo për të ngacmuar të vdekurit e pakallur, as për të thënë largqoftë se çoç po ndodh, po fakti që më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë, është mbase shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste”, shkroi Rama në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy