Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka folur për deklaratat e fundit kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga këto deklarata.
Ai ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.
“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”, tha Hovenier