Tahiri për anëtarësimin në Këshill të Evropës: Këto janë dy momentet vendimtare

by Nexhat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, njëherësh anëtar në Komitetin për Barazi dhe Jodiskriminim në kuadër të Këshillit të Evropës po qëndron në Paris, për të diskutuar për çështje tematike të Komitetit, si dhe por të zhvilluar takime për anëtarësimin e Kosovës në këtë këshill.

Ai vuri në dukje dy momente, sipas tij, të rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në KiE: mbledhja që do të mbahet në Paris në javën e ardhshme, ku do të lexohet raporti i Dora Bakojanis, duke sqaruar mes tjerash ecurinë e mbledhjes, në përbërjen e kuorumit, për numrin e votave,etj. Pastaj çështja tjetër që ka të bëjë me mbledhjen në Strasburg më 15-19 prill, ku, sikundër u shpreh ai, pritet të votohet në Asamblenë Parlamentare, ku siç tha ai, na duhen 23 e votave për anëtarësim të Kosovës në KiE.

banner

“Janë dy momentet të rëndësishëm për Kosovën në anëtarësimi në KiE: ai i javës së ardhshme në Paris, ku do të diskutohet raporti i Dora Bakoyanis dhe ku duhet të ketë një votim ku duhet të jetë 12,pra fokusin e kemi që të ketë kuorum, pra të jenë 27 vota atje dhe e dyta, ka të bëjë me sesionin e dytë, në Strasburg, pra nga 15-19 prill dhe shpresojmë që aty të votohen në Asamblenë Parlamentare, ku na duhen 23 e votave”, tha Tahiri në “InfoPlus”.

Ai, tutje, bëri të ditur takimet e tij me delegacione të ndryshme në Paris, me qëllim të ndikimit në votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

“Diskutimi im ka qenë kryesisht i përqendruar me kryetarë të delegacioneve të ndryshme, duke përfshirë atë të Ukrainës dhe me këtë rast, dua të them se delegacioni i Ukrainës ka vlerësuar lart vendimin e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, për ta ndihmuar Ukrainën në mjete ushtarake”, theksoi ai, teksa u shpreh ndjellamirës tek delegacioni i Ukrainë dhe i Bosnjës, veçmas të atyre boshnjak e kroatë në votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Tahiri më tej shtoi se për t’u realizuar kjo çështje, Kosova duhet të lobojë tek shtetet evropiane, teksa shtoi se pritet që do të ketë mbështetje nga shtetet anëtare të BE-së, por edhe nga disa vende që e njohin çështjen e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy