Mediumi boshnjak për praninë e njësitit elitar të Ushtrisë Serbe afër kufirit me Kosovën: Kjo nuk është normale

by Merita

Mediat boshnjake i ka dhënë jehonë videos që kryeministri i Kosovës e ka publikuar mbrëmë në Facebook.

Për videon ku shihen njësitet e specializuara të ushtrisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën, mediumi boshnjak kanë shkruar se kjo që po ndodh nuk është normale.

banner

““Kjo nuk është normale” – Njësiti elitar i Ushtrisë Serbe pak metra nga kufiri i Kosovës, çfarë po ndodh?”, thuhet në tekstin e Oslobodjenje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes publikoi pamjet me video të njësive të specializuara të ushtrisë së Serbisë që shiheshin disa metra larg kufirit, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Sipas Kurtit, forcat ushtarake serbe po zhvillojnë stërvitje të rregullta, duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kurti publikon video, forcat e armatosura serbe shihen afër kufirit të Kosovës

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, ka shkruar më tej Kurti në Facebook.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy