Zyrtari i Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë: Video e publikuar nga Kurti ishte patrullim i rregullt

by Merita

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte publikuar një video ku disa ushtarë të specializuar të Serbisë, po patrullonin afër kufirit me Kosovën, përkatësisht afër Zubin Potokut.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, ku është ngjallur edhe një alarmim te qytetarët dhe zyrtarët e vendit lidhur me sigurinë në Kosovë.

banner

Rreth kësaj ka reaguar edhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë, Nemajnja Staroviq, ku tha se ato ishin patrullime të rregullta.

Ai theksoi se që nga 1999, forcat e armatosura sere nuk kanë hyrë dhe nuk do të hyjnë deri sa të lejohen nga KFOR-i në Kosovë.

E lidhur me këtë ai tha se duhet shikuar se çfarë po bëjnë në fakt njësitë e specializuara shqiptare në zonën veriore, pasi vendosja e tyre e përhershme shkel rezolutën e Këshillit të OKB-së.

“Alarmizmi i pabazë i shërben shumë mirë qëllimit të Kurtit, pasi shpërqendron vëmendjen nga vuajtjet e popullit serb nën grushtin e tij të hekurt dhe e përshkruan Kosovën si viktimë të ndonjë “pushtimi” të imagjinuar që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë. Për të përsëritur edhe një herë, me zë të lartë dhe qartë, forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, derisa të lejohet nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 1244 të OKB-së. Pyetja e duhur për të bërë do të ishte çfarë janë duke bërë Njësitë e specializuara, të militarizuara mono-etnike shqiptare të policisë së Kosovës në Kosovën veriore, pasi vendosja e tyre e përhershme në zonë shkel rezolutën OKB-së. 1244, Marrëveshjen e Brukselit dhe shumë marrëveshje të tjera? Kjo video e veçantë e shpërndarë nga Kurti në fakt përfaqëson një patrullë të rregullt të kryer nga forcat tona përgjatë kufirit administrativ, të koordinuar ngushtë me KFOR-in, siç është gjithmonë rasti”, ka thënë Staroviq përmes një postimi në ‘X’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy