Hoxhaj: Bosnja eci drejt BE-së, ne mbetëm me Bjellorusinë

by Nexhat

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar lidershipin kosovar duke e quajtur vendimin e djeshëm të Këshillit Evropian që i hapi negociatat me Bosnjen dhe Hercegovinën, si lajm shumë të keq për Kosovën.

“Vendimi i djeshëm i Këshillit Evropian për t’i hapur negociatat për anëtarësim me Bosnjen dhe Hercegovinën është një lajm i madh për këtë shtet, por një lajm i shumë i keq për Kosovën, sepse, në fakt tregon se ne kemi mbetur tërësisht jashtë procesit të zgjerimit evropian dhe sot më shumë i ngjajmë një shtetit bunker të izoluar nga BE-ja dhe nën sanksionet e saj, ku nga Ballkani deri në Evropë Lindore, Kosova futet në rang me Bjellorusinë dhe raporti i Kosovës me BE-në është mjerisht i njëjti me atë të Bjellorusisë!”, ka shkruar Hoxhaj.

banner

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka thënë se Bosnja tani iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut.

“Ukrania që është në luftë dhe Gjeorgjia e Moldavia, kanë marrë statusin e kandidatit dhe Kosova jo, duke mbetur pas këtyre, ngjashëm me Bjellorusinë, të izoluar dhe madje të dënuar me sanksione, gjë që është dështimi më i madh i Kosovës në politikën e jashtme dhe në reforma të brendshme, të cilin as në ëndrrën më të keqe nuk kam mundur ta imagjinoj!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy