50 organizata me letër të hapur drejtuar kryeministrit Kurti

by Nexhat

Në ditën Botërore të Ujit, 50 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të vendit Albin Kurti.

Me këtë letër të hapur kryeministrit Kurti i është kërkuar takim urgjent lidhur me situatën kritike dhe mbrojtjen e lumenjve.

banner

Në letrën e tyre thuhet se “Ministri Aliu ka braktisur mandatin demokratik të dhënë nga populli, duke përjashtuar publikun nga proceset vendimmarrëse dhe duke lejuar që lumenjtë e Kosovës të jenë nën kontrollin e operatoreve të hidrocentraleve, për të cilët çdo pikë ujë në lum është humbje në xhepat e tyre”.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti 22.03.2024

I nderuar Kryeministër Albin Kurti,

Në rastin e Ditës Botërore të Ujit, më 22 Mars 2024, po ju drejtohemi me zhgënjim të thellë për të kërkuar anulimin e Udhezimit Administrativ (UA) MMPHI 04/2022 për Lejet Mjedisore për të i dhënë fund vendimeve arbitrare dhe abuzimeve me resurset tona natyrore nga Ministria e Mjedisit.

Që nga viti 2021, një grup i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistë janë duke u përpjekur që të sigurojnë përfshirjen e pjesëmarrjes publike në Udhezimin Administrativ (UA) 04/2022 për Lejet Mjedisore.

Kjo është bërë fillimisht duke dërguar komente në draftin e propozuar nga Ministria e Mjedisit në vitin 2021 por që asnjë nga komentet tona nuk është marrë për bazë.

Kërkesa jonë kryesore ishte që publiku i ndikuar të njoftohej dhe të kishte të drejtë të paraqiste dëshmi për gjendjen e mjedisit para dhënjes së lejes mjedisore, e cila është akti i fundit administrativ dhe që mundëson operimin apo shfrytezimin e resurseve.

Kjo është kërkuar për arsye se për leshimin e lejeve mjedisore, Ministria e Mjedisit merr parasysh vetëm informatat e dorëzuara nga operatoret, që, siç dihet në rastet e hidrocentraleve në Lumbardh dhe Lepenc, operatoret nuk kanë lajmëruar asnjëherë shkatërrimet masive.

Kur mësuam se komentet tona nuk janë marrë fare parasysh dhe nuk figurojnë as në faqen zyrtare, së bashku me organizatën Austriake Riverwatch, jemi angazhuar që përmes një analize ligjore, të e njoftojmë drejtpërdrejtë ministrin Liburn Aliu që ky UA nuk përmbush detyrimin që rrjedh nga neni 52 i Kushtetutës së Kosovës dhe direktiva e Bashkimit Evropian që synon ta transpozojë, e të cilat Kosova i ka obligim për t`i transpozuar drejt dhe në mënyrë të plotë. Por, letra jonë është injoruar dhe pa asnjë komunikim dhe sqarim, ministri Aliu e nënshkroi këtë UA duke e bërë Ministrinë e Mjedisit dhe siç u pa më vonë, veten dhe operatorët e hidrocentraleve, të vetmit autoritete që të vendosin se çka përcakton degradim apo rehabilitim të mjedisit ku ne jetojmë.

Pas kalimit të këtij udhezimi në 2022, siç e dini, ne kemi kërkuar zyrtarisht nga ju anulimin e tij dhe pas analizës që i është bërë nga zyra juaj ligjore, Ministria e Mjedisit është udhëzuar të e bëjë plotësimin për të përfshirë pjesëmarrjen publike. Por Ministri Aliu injoroi edhe udhëzimet tuaja.

Tash në fund, është mësuar se pikërisht në kohën kur ne dhe zyra juaj ligjore kemi bërë këto përpjekje për komunikim, Ministri Aliu ka mbajtur takime të fshehta me kompaninë Kelkos, ku edhe janë dakorduar për leshimin e lejeve mjedisore, edhe pse dëmet masive nga hidrocentrali në fjalë asnjëherë as nuk janë raportuar dhe as nuk janë rehabilituar. Shih fotot më poshtë.

Pra, ne jemi në dijeni se kalimi i këtij UA dhe përjashtimi i publikut janë i kalkuluar me qëllim që të rehatohen operatoret që po përfitojnë miliona euro nga abuzimi me ujin tonë të paket apo edhe
resurse tjera dhe nuk kane interes ne respektim te ligjit. Por këto veprime të ministrit Aliu kanë krijuar një situatë tejet të pasigurt për bizneset që duan të investojnë dhe respektojnë ligjin në Kosovë sepse çdo leje e lëshuar përms ketij UA do të kontestohet në gjykatë.

Si organizata që ndjek punën e Ministrisë së Mjedisit, jemi të skandalizuar nga qasja e ministrit Aliu, ku me një arrogancë të pa parë injoron Kushtetutën e Kosovës, obligimet që rrjedhin nga direktivat e BE-së, udhezimet ligjore nga ju, rolin dhe te gjeturat e institucioneve mbikqyrse, therret konferenca per media dhe leshon deklarata publike kunder shoqerise civile, dhe më e rëndësishmja, injoron evidencën dhe faktet shkencore që dëshmojnë tharjen e lumenjve, humbjen e ujerave nëntokesore, dhe zhdukjen e biodiversitetit.

Është alarmante kur dëgjojmë propagandën e vazhdueshme për arritjet e ministrisë për të mbrojtur lumenjtë e Kosovës, pasi gjendja e lumenjve tanë, sidomos ata në parqet kombëtare, në Sharr dhe Bjeshkët e Nemuna, dëshmon qartë dështimin e ministrit Aliu për të mbrojtur ujerat e rrezikuara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy