Guerot: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE, por ka procese nëpër të cilat duhet të kalohet

by Nexhat

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por sipas tij, ka ende procese në të cilat duhet të kalohet. Ai tha se marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatim, teksa konsideron i rëndësishëm është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për dhënien e tokës për Manastirin e Deçanit, Kosova është edhe një hap para drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

banner

Përkrahje për këtë po jep edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili në një intervistë për Tëvë1, tha se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm për t’u bërë pjesë e Këshillit.

E rëndësishme po shihet edhe nisma për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore

Por, sipas ambasadorit francez, janë edhe disa hapa në të cilët duhet të kalohet për në fazën përfundimtare.

“Mendoj që Kosova si vend me përkushtim evropian sigurisht duhet, dhe do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Ekziston një proces për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Së pari, vendet anëtare duhet të vendosin për këtë. Hapi i parë është marr disa muaj më parë, kur vendet anëtare vendosën që parlamenti të shqyrtojë këtë. Ishte një lidhje mes dialogut dhe normalizimit,  derisa anëtarët e parlamentit diskutonin për këtë. Tani asambleja e parlamentit mund të kërkojë të diskutojë rreth aplikimit të Kosovës”, ka thënë ambasadori francez.

E të rëndësishme, diplomati francez e sheh edhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit 2023, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Guerot, konsideron se është koha e duhur për të themeluar edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

 “Është një marrëveshje e rëndësishme, ka potencial shumë të madh për Kosovën. Dhe ende, për arsye të ndryshme, gjërat nuk kanë lëvizur nga atëherë. Dhe çfarë ne shpresojmë, sidomos rreth temës dhe idesë së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nëse do të kishte ndonjë progres. BE-ja ka bërë një propozim që është shumë i balancuar, pozitiv, funksional. Mendoj që është koha që autoritetet kosovare të veprojnë me këtë propozim”, thotë Guerot.

I pyetur për qasjen e Serbisë në dialog, dhe nëse është e gatshme ta njoh Republikën e Kosovës, ambasadori Guerot thotë se ka zëra pozitiv në këtë drejtim.

“Ka diskutime mbrapa deklaratave publike. Këtë të martë kishte diskutime mes dy kryenegociatorëve. Nuk po them që ka diplomaci të fshehur, por ne po flasim, dhe ne mendoj, ndërmjetësit e BE-së, dhe negociatorët e Serbisë dhe të Republikës së Kosovës po zhvillojnë takime. Marrëveshja e shkurtit ishte propozuar pas iniciativës së Francës dhe Gjermanisë, në shtator të vitit 2022, dhe ishte përkrahur me përfshirjen e madhe të BE-së. Ne mendojmë që së pari kjo marrëveshje është obliguese, së dyti në një mënyrë është detyrim për këtë, dhe në BE po diskutojmë si kjo mund të reflektojë në relacionet me Serbinë”, ka thënë ai

Më 18 mars në Ohër, marrëveshjes së arritur në Bruksel i është bashkangjitur edhe aneks-dokumenti i Zbatimit, i cili ka për qëllim që Kosova dhe Serbia të bëhen pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy