“Ne e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij”
Antony Blinken dënoi “sulmet e tmerrshme në Moskë dhe terrorizmin në të gjitha format e tij”.
Këtë e bëri të ditur Departamenti i Shtetit në një njoftim.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin terrorist të djeshëm në Moskë – thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit – Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet e të vrarëve dhe për të gjithë ata që janë prekur nga ky krim i tmerrshëm.
Ne dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe qëndrojmë në solidaritet me popullin rus në zi për humbjen e jetëve si rezultat i kësaj ngjarjeje të tmerrshme”.