“Provinciale nga Durrësi”, Meri ofendon Heidin: Ka ngatërruar ballkonin e Veronës me Big Brother

by Merita

Meri Shehu, në një diskutim në “Fan Club” këtë të diel, kritikoi lojën e Heidi Bacit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Duke folur për spektaklin e mbrëmshëm, astrologia u shpreh se Heidi e prishi aleancën e saj, jo vetëm me Romeon, por edhe me Julin.

“Unë mendoj që Heidi ka ngatërruar ballkonin e Veronës me Big Brother, për këtë jam e sigurt.

banner

Heidi i bashkohet vajzave që vijnë nga jashtë, që kanë dëgjuar se Romeo është nga meshkujt e kërkuar në Shqipëri, por Romeo nuk është pjekur aq sa t’u dalë për Zot dashurive dhe lojërave të veta.

Ka rënë në grackën e kësaj loje. Më erdhi keq dje, jo për Heidin, se ajo e mori rrugën e vet të pakthyeshme se e prishi aleancën dhe me Julin, por më vjen keq për lotët e Romeos”.

Sipas Merit, loja e Heidit dhe Romeos në “BBV” ka mbaruar, ndërsa nuk kurseu ofendimet ndaj modeles, duke e quajtur “provinciale nga Durrësi”.

“Dje Romeo kuptoi që loja e tij ka marrë fund, Romeo e humbi Big Brother-in dhe rruga është e hapur për Julin.

Ka dy kamikazë të fuqishëm, Erjolën dhe Ledjonën, që i përdor në mënyrë të menjëhershme. Heidi dhe Romeo e humbën lojën, ose të bashkohen si të dashuruar për të shpëtuar lojën ose të pijnë ilaçin e priftit.

Është një provinciale nga Durrësi, që ka jetuar në Itali”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy