Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përkujtuar 25 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO’is mbi Jugosllavinë që rezultoi me çlirimin e Kosovës.
Delawie ka thënë se forcat jugoslllave kryenin spastrime etnik dhe kanë bërë operacione terroriste.
“25 vjet më parë sot NATO filloi çlirimin eKosovës nga forcat jugosllave që kryenin spastrim etnik dhe operacione terroriste që vranë mijëra dhe detyruan afro 1 milion shqiptarë të Kosovës të bëhen refugjatë në vendet fqinje në motin e dimrit. #NATO #Së bashku më të fortë”, ka shkruar ai në platformën “X”, të dielën
25 years ago today NATO began liberating #Kosovo from Yugoslav forces conducting ethnic cleansing and terror operations that killed thousands and forced nearly 1 million Kosovo Albanians to become refugees in neighboring countries in winter weather. #NATO #StrongerTogether
— Ambassador Greg Delawie (@GregDelawie) March 24, 2024