Cafu, ish-mbrojtësi i Romës, Milanit dhe kampioni i Botës me Brazilin, është në telashe të mëdha. Mediat italiane shkruajnë se ai ka një borxh prej 3 milionë eurosh.
Gjithçka filloi në vitin 2019 me falimentimin e Capi Penta International Player, një kompani e themeluar pesëmbëdhjetë vjet më parë për të menaxhuar karrierën e agjentëve dhe lojtarëve në botën e futbollit.
Ndërkohë mësohet se borxhi ndaj Bankës, Banco Industrial, është 777,000 euro.
Cafu do të detyrohet të nxjerrë në ankand vilën Barueri, në shtetin e Sao Paulo, e cila ka një vlerë të vlerësuar prej 7.4 milionë euro. Thirrja e parë do të bëhet më 4 prill dhe, nëse nuk është shitur, do te rikthehet ne ankand me gjysmën e çmimit.