Sulmet në Moskë/ “ISIS është ende kërcënim”, zyrtarja e SHBA: Puna jonë nuk ka përfunduar ende

by Merita

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak, Alina Romanowski, ka deklaruar se shteti Islamik është ende kërcënim në Irak dhe koalicioni ushtarak i udhëhequr nga ushtria amerikane me Irakun për ta mposhtur grupin nuk ka përfunduar akoma.

Deklarata e zyrtares amerikane vjen ndërsa politikanët irakianë, duke përfshirë edhe kryeministrin Mohammed Shia al-Sudani, kanë raportuar se grupi nuk përbën kërcënim më në këtë shtet dhe se koalicioni nuk është i nevojshëm.

banner

“Ne vlerësojmë se ISIS-i është akoma kërcënim këtu, edhe pse i vogël, por prapëseprapë puna jonë nuk ka përfunduar dhe ne duam të sigurojmë se forcat e Irakut mund të vazhdojnë mposhtjen e ISIS-it”, ka thënë Romanowski.

Ajo ka folur pasi dega afganistanase e grupit të Shtetit Islamik, ISIS-K, ka marrë përgjegjësi për sulmin e së premtes në një sallë koncertesh në Moskë, ku janë vrarë 137 persona.

“Kjo ngjarje na kujton neve, se IS-i është grup terrorist që duhet të mposhtet gjithandej”, ka shtuar ajo.

Kryeministri i Irakut do të takohet me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Washington më 15 prill, për të diskutuar të ardhmen e koalicionit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy