Momçillo Trajkoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, pranimi i gabimit

by Nexhat

Kryetari i Forumit Kombëtar Serb dhe anëtari i Kryesisë së Këshillit Kombëtar Serb, Momçillo Trajkoviq, ka thënë se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës do të jetë pranim i gabimit, vetëm se askush nuk do të jep përgjegjësi.

“Këto nuk do të jenë zgjedhje demokratike, siç nuk kanë qenë kurrë më parë. Ata do të shkojnë kolektivisht, do t’i shantazhojnë njerëzit me ekzistencë dhe populli do të shkojë t’i votojë ata që i rrënuan, në vend që t’i ndëshkojnë, ata do të shpërblehen, gjë që është një paradoks. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë, që ata që e rrënuan të gjithë situatën, tani po shkojnë për një fitore të re, pra po festojnë humbjen e popullit të tyre”, ka thënë Trajkoviq

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy