Komplikohet rruga e Shqipërisë U21 për në Euro 2025.
Kuqezinjtë e vegjël pësuan disfatë 1-3 në “Air Albania”, ndaj Zvicrës U21.
Pjesa e parë u vendos nga një gol fantastik i Surdez, me portierin Simoni që nuk mund të bënte asgjë.
Ekipi i Alban Bushit e filloi me shumë dëshirë pjesën e dytë, madje pretendoi për penallti pas një rrëzimi të Pajazitit, por nuk mendoi kështu kryesori.
Helvetët siguruan 3 pikët me golin e Sanches, me këtë të fundit që gjeti rrjetën vetëm 3 minuta pas aktivizimit.
Keller thelloi shifrat, çerek ore para fundit.
Në fund, goli i Shpendit vlejti vetëm për statistikë.
Shqipëria U21 renditet në vendin e katërt me 10 pikë.
Zvicra kryeson grupin kualifikues me 14 pikë.