Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, përmes një letre, dërguar raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, janë zotuar se do ta themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Duke folur për këtë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se sikur kjo letër të kishte shkuar tek presidenti amerikan, Joe Biden, sipas tij, KiE dhe kandidatura për BE, do të kishin ardhur vetvetiu.
Tutje, Haradinaj tha se po targetohet Këshilli i Evropës dhe u shpreh se nuk e di se si do të komunikohet më tutje, .
“Ne po i japin krejt kartat tona për të hyrë në Këshill të Evropës, nuk e di çka na ka mbetë më kur duam të hyjmë në kandidaturën tonë për BE dhe nuk e di se çka kemi me avancu drejt NATO-s”.
“Me pas shku kjo letër te presidenti i Amerikës, me e targetu NATO-n, këto kishin ardhur vetvetiu, Këshilli i Evropës, kandidatura për BE. Ne po e targetojmë Këshillin e Evropës e nuk e di si do të komunikojmë më tutje”, u shpreh ai