Moti sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

by Merita

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.

Në orët e mëngjesit reshjet do të humbasin intensitet, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.

banner

Si pasojë e prezencës së lartë të pluhurit Saharian, reshjet do të përzihen me baltë. Po ashtu, gjatë kohës kur nuk ka të reshura, mund të vërejm një dukshëri të kufizuar si dhe një zbehje të lehtë të qiellit, duke marrë një pamje të turbullt, sidomos gjatë intervaleve me kthjellime, pohon Meteo Kosova.

Era do fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-59 km/h!

Temperaturat minimale do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy