Shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të KiE: Serbisë i është ngushtuar rrethi, Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës

by Merita

Udhëheqësja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), Biljana Pantiq-Pilja, ka thënë se hapësira e Serbisë për manovrim është shumë e ngushtë para mbledhjes së nesërme (27.03) të Komisionit Politik të (APKiE) ku do të votohet raporti i Dora Bakoyannis, në të cilin rekomandohet që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

“Bakoyannis do të prezantojë raportin dhe qëndrimin e saj, të cilin fatkeqësisht e ka ndryshuar në krahasim me dy javë më parë. Do të ketë një diskutim dhe pritet një votim dhe dy të tretat e votave do të jenë të mjaftueshme për të kaluar raportin. Duke pasur parasysh se në APKiE nuk ka më asnjë delegacion rus dhe që nga janari as delegacioni i Azerbajxhanit, hapësira e Serbisë për manovrim është ngushtuar mjaft për sa i përket numrit të miqve tanë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thotë Pilja.

banner

Siç transmetojnë mediat serbe, krahas rekomandimit që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, raportuesja Bakoyannis shprehu mendimin e saj në media se anëtarësimi i saj do t’i sillte të drejtën komunitetit serb dhe të gjitha pakicave të tjera në Kosovë që t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila, sipas saj do t’u sillte mbrojtje më të mirë, për çfarë Pantiq-Pilja thotë se kjo është një deklaratë shumë hipokrite.
Shefja e delegacionit serb ka akuzuar raportuesen Bakoyannis se “vetëm dy javë më parë, ajo ka përsëritur me vendosmëri disa herë se do të jepte një mendim pozitiv vetëm kur Kosova t’i plotësojë tre kushtet: kthimin e tokës Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpronësimin e tokave. Dhe e vetmja gjë që bëri Prishtina në ndërkohë ishte zbatimi përfundimisht i vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Lidhur me letrën e dërguar raportueses Bakoyannis nga presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, në të cilën thuhet se marrin përsipër të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes nga Brukseli dhe aneksin e saj nga Ohri, duke përfshirë edhe formimin e Unionit të Komunat serbe, shefja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE, thotë se nuk ka peshë, sepse është dashur të përmbushet 11 vjet më parë.

“Është një letër falënderimi për Bakoyannisin, APKiE dhe gjithë të tjerët që sipas një procedure shumë të përshpejtuar dhe të çuditshme duan të pranojnë Kosovën e pavarur si anëtare e Këshillit të Evropës”, ​​thotë Pantiq-Pilja.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy