Debatoi me Ilnisën e Meritonin/Françeska duke qarë bën gati valixhet të largohet nga BBV3

by Merita

Françeska është përfshirë në një debat me Ilnisën dhe Meritonin, ku është zhgënjyer shumë nga ky i fundit, të cilin e konsideronte si një njeri shumë të afërt.

Ajo bëri gati valixhet dhe shprehu dëshirën për të dalë nga BBV3. “Unë më mirë iki sonte nga shtëpia dhe nuk rri në një shtëpi me ju”, tha ajo.

banner

Ka qenë Romeo, Rike dhe Jetmiri që e kanë ndaluar, ku ky i fundit shprehet se “çdo situatë që krijon në këtë shtëpi është veç për Françeskën, kështu që nuk mund të largohet nga kjo shtëpi”.

Nga ana tjetër , Ilnisa thotë se “ajo e ka bërë këtë veprim për të rënë në sy dhe po qante për arsye të tjera”.

Rike: O Frank ça po bën?

Françeska: Më lër rehat.

Meriton: Lëre të qetësohet.

Juli: Lëre të iki.

Jetmiri: Unë çdo dinamikë dhe situatë po e krijoj për ty dhe ti thua do iki, ku do vesh?

Françeska: Jam shumë e zhgënjyer.

Jetmiri: Do më lësh mua të bëj betejën për ty, ti rri shiko. Ti nuk do ikësh sot. Nuk është normale, ti s’mund të lësh këta njerëz dhe të të bullizojnë.

Françeska: Jam shumë e zhgënjyer, çdo person që unë kam afër, më del kështu./tch

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy