32
Shtëpia e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok është kontrolluar dje nga Policia e Kosovës.
Tek i njëjti policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë AK-47, si dhe disa uniforma të policisë.
“Zubin Potok / 27.03.2024-14:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish pjestar I PK-së, është gjetur dhe konfiskuar një arme e gjate AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftim.