Abdixhiku për tenderët njëburimor: Prokuroria Speciale duhet ta bëjë punën e vet, mosveprimi është aprovim i kësaj praktike

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë,

Ai ka thënë se në Ministrinë e Punëve të Brenshme është nënshkruar tenderi pa procedurë në vlerë prej 15 milionë eurosh.

Abdixhiku ka shtuar se Prokuroria Speciale duhet të bëjë punën e vet dhe tha se janë të gatshëm të jenë dëshmitarë.

“Në MPB 15 milionë euro për shërbime të IT’së e tani këtu bëhet e çuditshme dhe evidente, kur procedura ka qenë e hapur kur ka pasë garë kanë konkurruar kompani, çmimi përfundimtar ka qenë 9.5 milionë euro kanë ardhur në pushtet kanë mbyllur tenderë, janë ulur kanë bërë negociim dhe është nënshkruar marrëveshja drejtëpërdrejtë, pa procedurë, 15 milionë euro. Prokuroria Speciale duhet të bëjë punën e vet, këtë listë e ka, jemi të gatshëm të jemi dëshmitarë e dorëzues te secili tender veç e veç, siç e kemi marrë. Mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i kësaj praktike”, tha Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy