Fitore Pacolli ia jep meritat Qeverisë Kurti që Kosova ka avancuar drejt anëtarësimit në KiE

by Nexhat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë për Ekonomia Online, se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Pacolli ka lavdëruar edhe punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë sukses, teksa thekson se ndryshimet gjeopolitike i kanë hapur rrugë Kosovës drejtë KiE-së

“Kosova ka shënuar një fitore të radhës pra ka kaluar një hap tutje drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Qeveria Kurti ka bërë punë të jashtëzakonshme tri vitet e fundit. Avancimi i Kosovës në raportin ndërkombëtar në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, në liritë civile kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë që Kosova të fillojë rrugën e saj dhe t’i hapen dyert për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës kanë kryer poashtu një punë të jashtëzakonshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu që po angazhimi i Qeverisë Kurti ka ndikuar që sot të jemi këtu ku jemi dhe ndryshimet tjera gjeopolitike i kanë hapur Kosovës derën që të anëtarësohet në Këshill të Evropës”, deklaroi Pacolli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy