Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se përderisa po diskutohet agjenda e seancave plenare, opozita kërkon vazhdimisht zgjedhje.
“Tashmë e kemi partinë më të madhe opozitare në Kuvend, që e ka propozuar edhe datën e zgjedhjeve pra është në kundërshtim me kërkesën e tyre. A është kërkesë primare themelimi hetimor parlamentar apo kërkesa për shkuarjen e zgjedhjeve”, ka thënë Kusari – Lila.
Ajo ka deklaruar se nuk është situata e jashtëzakonshme që të shkohet në zgjedhje të reja.
“Nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje, zgjedhjet e reja nuk janë domosdoshmëri për të zhbllokuar diçka të madhe”.