Përplaset një autobus në Afrikën e Jugut, vdesin 45 pelegrinë

by Nexhat

Një autobus është aksidentuar në veri të Afrikës së Jugut si pasojë kanë vdekur 45 pelegrinë që udhëtonin nga Botsvana për festimet e Pashkëve të enjten, thanë autoritetet.

E mbijetuara e vetme është një vajzë tetëvjeçare që po trajtohet aktualisht në spital.

banner

Policia e Afrikës së Jugut tha se 31 pasagjerë femra dhe 15 meshkuj nga Botsvana vdiqën në aksident, pasi shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat në një urë pranë Mamatlakala. Autobusi kaloi mbi urë dhe u përplas në tokë poshtë, duke marrë flakë.

“Autoritetet janë ende duke kërkuar në vendin e ngjarjes për më shumë trupa”, tha policia në një deklaratë.

“Vetëm 34 trupa janë gjetur deri më tani. Nga 34, vetëm nëntë janë të identifikueshëm”, shkruan Reuters,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy