Berisha kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën për përballjen e radhës

by Nexhat

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill për zhvillimin e seancës gjyqësore për kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për liri nga masa e “arrestit në shtëpi”.

Në orën 13:30 të kësaj date, një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj do të shqyrtojë në Dhomë Këshillimi rekursin e bërë nga ish-kryeministri.

banner

Në Gjykatën e Lartë, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në “arrest në shtëpi”.

Ish-kryeministri nën hetim për “korrupsion”, qëndron në këtë masë prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e tij për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në funksion të mandatit të tij të deputetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy