“Politikan me vizion dhe energji të pashtershme”, Maliqi: Ne këshilltarët e tij ishim vetëm dekor

by Nexhat

Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi, në një intervistë për gazetën e përjavshme në Serbi “Radar”, ka folur edhe për  zhvillimet politike në Kosovë dhe Serbi dhe figurat që udhëheqin në këto dy vende. I pyetur për politikanët, Maliqi ka ndarë përvojën e tij me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili vite më parë e kishte angazhuar si këshilltar.

Maliqi ka mendim të mirë për Ramën. Atë e konsideron si një politikan me energji të pashtershme. Por, sipas tij, Rama këshilltarët i ka trajtuar më shumë si dekor.

Nga të gjithë politikanët që keni njohur, me të cilët keni punuar, për kë keni mendimin më të mirë?

Mendimin më të mirë e kam për Edi Ramën. Në kushte kakofonike dhe thuajse të pamundura, ai arriti të rivendoste dhe të trasonte ringjalljen e Tiranës dhe më pas të Shqipërisë. Ai ka vizion dhe energji të pashtershme. Me të shoqërohesha më intensivisht në vitet ’90, kur ai ishte artist. Kur u bë politikan, e shihja më rrallë, sepse duhej të komunikoja me të përmes kabinetit. Që nga viti 2005 kam bërë sondazhe të opinionit publik kryesisht për kundërshtarët e tij politikë, ndaj njerëzit që e rrethonin mendonin se unë mbështesja Sali Berishën. Por ishte thjesht një punë. Në vitin 2011, kur ai kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe Partia e tij Socialiste ishte në një krizë të vogël, më ftoi të bëja hulumtime  për të, për të parë se cilat ishin shanset e tij në zgjedhjet e përgjithshme. Hulumtimet treguan se ai nuk mund të fitojë zgjedhjet nëse nuk kthehet në koalicion me  partinë e Ilir Metës që e kishte braktisur Partinë Socialiste. Ai fitoi zgjedhjet bazuar në atë formulë, por  paraprkisht njerëz të tjerë punuan që ai të pajtohej me Metën. Kur u bë kryeministër, më ftoi si këshilltar për rajonin, sepse donte të përmirësonte marrëdhëniet me të gjitha vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë. Puna ishte interesante, por kishte shumë protokoll, ku ne, këshilltarët e tij, ishim dekor. Kam qëndruar këshilltar në mandat jo të plotë deri në mesin e vitit 2016. Tani e takoj ndonjëherë në ekspozitat që organizoja në Qendrën për Hapje dhe Dialog në katin përdhesë të godinës së qeverisë në Tiranë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy