VIDEO,”Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”: Marco Materazzi kujton goditjen me kokë të Zinedine Zidane në 2006

by Merita

Më 9 korrik 2006, Franca dhe Italia u përballën me njëra-tjetrën në një finale të Kupës së Botës që do të mbetej në histori përgjithmonë, duke përfshirë goditjen e famshme që Zinédine Zidane i dha me koke Marco Materazzit.

Pothuajse 18 vite më vonë, lojtari italian i është rikthyer këtij incidenti në një intervistë për Times.

“Nuk më pëlqen. Nuk është e drejtë për atë që ka qenë karriera ime. Ky episod nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e kësaj finaleje të Berlinit, në mes të grindjeve dhe ofendimeve, Zidane më ofroi fanellën e tij dhe i thashë jo, se preferoja motrën e tij. Më pas ai u kthye dhe reagoi siç e kujtojnë të gjithë”, shpjegon ai.

Që atëherë, a janë parë sërish dy futbollistët? Përgjigja e lojtarit është e qartë: “Nuk e kam parë kurrë më Zinedine”.

Për ata nostalgjikë, një përmbledhje e kësaj finale historike:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy