30
Një shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një gjykatë greke në Rodos nën akuzën se ka përdhunuar një 70 vjeçare greke.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor të vitit të kaluar teksa e moshuara flinte në shtëpinë e saj përdhese në Skala Patmos kur ndjeu se dikush hapi derën e banesës së saj.
E moshuara ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë, duke treguar se shqiptari mbante thikë në duar duke e kërcënuar se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, do ta godiste.
Pavarësisht pretendimeve të shqiptarit, gjykata greke rrëzoi kërkesën e tij për dënim më të reduktuar./tch/