Një raport i “V-Dem Institute”, në bazë në Suedi e ka nxjerrë Kosovën në vendin e 62 për demokraci, duke lënë pas Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën si dhe Serbinë.
Për këtë ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën në platformën “X”, tha se progresi demokratik i Kosovës vazhdon të rritet.
“Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht! Raporti i vitit 2024 nga “V-Dem Institute me bazë në Suedi e ka vendosur Kosovën në një pozitë të përmirësuar dhe e ka theksuar si një nga demokracitë e pakta që ka shënuar përmirësim në nivel global. Kosova është 62 renditet më lart se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti
https://twitter.com/albinkurti/status/1774863410720637408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1774863410720637408%7Ctwgr%5Ef42e42d3494c3801f789810961f14f78c3dc397a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkurti-e-citon-nje-raport-suedez-kosova-ne-vendin-e-62-per-demokraci-me-mire-se-te-gjithe-ne-ballkanin-perendimor%2F