Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet” në afërsi të fshatit Kuqar.
Dyshohet se një automjet i tipit Benz ka dalë nga rruga dhe ka reënë në anë të lumit Vjosa. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, nga ku kanë humbur jetën tetë persona.
Dyshohet se 7 prej tyre janë nga vendet e treta dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.
Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.