“Kush dhe si do t’i fitojë zgjedhjet”, është tema në “Pressing” të T7, të martën.
Në lidhje me këtë, profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar shpalljen e Bedri Hamzës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Sipas Latifit, PDK-ja e ka vendosur Hamzën si kandidat pasi është profil ekonomik dhe i kundërvihet Kurtit si një politikan që merret me “tema të mëdha”.
Në këtë mënyrë, Latifi thotë se PDK-ja dëshiron t’i trajtojë në fushatë temat që lidhen me problemet ekonomike të qytetarëve
“Më duhet ta theksoj se PDK-ja duke e vendosur Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, mbase është duke menduar që ta prek këtë segment, sepse Bedri Hamza nuk njihet si politikan i temave të mëdha, nuk njihet si politikan për ballafaqim e as me profil historik, nuk është figurë historike. Është një politikan që qytetari i Kosovës i asoson me ekonomi, me problemet ekonomike. Mbase PDK-ja po mendon që profilit të Albin Kurtit si lider me bagazh historik me ia kundërvy një lider që qëndron me këmbë në tokë dhe merret me problemet ekonomike”, ka thënë Latifi.