Ish-ambasadori serb në SHBA: Beogradi hoqi dorë nga rruga evropiane, s’mund të hypë njëkohësisht në dy kuaj

by engel

Ish-ambasadori i Serbisë në Washington, Ivan Vujaçiq tha se Beogradi nuk mund të thotë më se si do të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe të flasë për marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë.

“Nëse nuk mund të hipësh dy kuaj në të njëjtën kohë, nuk ke çfarë të kërkosh në cirk”, tha Vujaçiq në një intervistë për gazetën Vreme.

banner

Siç shtoi ai, “Serbia po përpiqet t’u hipë atyre dy kuajve, por nëse ende duam të shkojmë drejt BE-së, ai lloj balancimi nuk do të jetë më i mundur”.

“As kur bëhet fjalë për Rusinë, as kur bëhet fjalë për Kinën, sepse edhe Europa ka filluar ta shikojë ndryshe Kinën dhe zgjerimin e saj. Dhe më duhet të shtoj – Serbia e ka lënë rrugën europiane shumë kohë më parë dhe kjo mund të shihet në shumë mënyra”, tha Vujaciq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy