Sekuestrimi i pronave të Radoiçiq, Murati: Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Kushtetuese, kjo flet shumë për ta

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar të enjten listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Milan Radoiçiq.

Postimin e saj në Facebook e shpërndau edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

banner

Ai këtë rast e ka lidhur me nevojën për Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme.

Atë ligj opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, por Murati thotë se kjo “flet mjaftueshëm për opozitën”

“Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo flet mjaftueshëm për opozitën”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara konfiskoi dy prona të paluajtshme të Milan Radoiçiqit në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy